TIRANE

Vijon të jetë e tensionuar situata te Bulevardi i Ri, mes policisë e banorëve, të cilët kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre. Forca të shumta sigurie kanë zbarkuar në këtë zonë, ndërsa duket se edhe detyrat për efektivët janë të mirëpërcaktuara. Siç e shihni edhe në video, dy prej efektivëve kanë për detyrë të pengojnë punën e gazetarëve për të raportuar pranë banesave.

Gazetarja Dorjana Bezat, tha për “BalkanWeb” se në momentin që tentoi të raportojë ‘live’ për News24 është penguar nga këta dy efektivë të cilët nuk e kanë lejuar të kryejë lidhjen direkte, duke i dalë para kameras së operatorit. Në debat, efektivët e policisë i kanë thënë gazetares Bezat se do të shoqërohej bashkë me operatorin nëse nuk largohej.

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gjithcka sipas efektivëve bëhet për efekt sigurie, edhe pse sic duket nga pamjet vetë punonjësit e policisë për ‘efekt sigurie’ nuk kanë asnjë masë mbrojtëse për veten e tyre. Gazetarja Bezat tha ndërkohë se nuk lejohet të kalojnë vetëm mediat, ndërsa për kalimtarë të rastit, civilë rruga është e hapur. Sakaq, grupit të xhirimit në vendin e ngjarjes iu desh të zhvendoset për të raportuar mbi situatën nga një tjetër pikë e Bulevardit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb