TIRANE-Dy policë në Kamëz janë filmuar duke u përleshur me një qytetar, i cili mendohet të jetë shofer. Pavarësisht se mbajnë veshur një uniformë, ne një moment nervozizmi këta 2 policë e humbasin toruan, ndërsa situata ka dalë jashtë kontrollit.

Nuk dihet arsyeja e kësaj përleshjeje, por pavarësisht situatës, nuk ka arsye që justifikon këtë sjellje në mes të rrugës.

“Ja dhe policia në Kamëz, këtu është vendi i çudirave. Nuk e di pse u zunë, vetëm i pashë në rrugë duke u zënë. Kaq munda të filmoja.”, – thuhet në mesazhin e qytetarit që e ka dërguar tek JOQ.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: