TIRANË- Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në kryeqytet pasi tentoi të korruptonte policin rrugor.

Ditën e djeshme, punonjësi i policisë ka vënë re një mjet tip Mercedes Benz që ecte në mënyrë të çrregullt në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para Hotel “Dajti”.

Pasi i kërkuan dokumentet shoferit të makinës, G.H. 36 vjeç, i bënë testin e alkoolit.  Pas kryerjes së dy testeve të alkoolit rezultoi se drejtuesi i mjetit drejtonte mjetin  nën ndikimin  e alkoolit.

Pikërisht në këtë moment, pasagjeri Fation Meta, banues në Mamurras, i ka ofruar policisë dy kartmonedha , 2000 dhe 1000 lekë me qëllim që të mos gjobitej dhe të mos dilte në komision drejtuesi i mjetit.

Pjesë nga biseda mes policisë dhe qytetarëve
Polici: Përshëndetje, një e nga një letrat të lutem. Do të bëjmë një test alkooli.
Polici 2: Fryji fort.
Qytetari: S’kam frymë më
Polici 2: Fryji fort o zotëri.
Qytetari 2: Urdhëro siguracionin o shef
Polici 3: Çfarë është kjo?
Qytetari 2: Siguracioni
Polici 3: Kush?
Qytetari 2: Siguracioni
Polici 3: Kush siguracion? Çfarë janë këto këtu brenda? (tregon lekët)
Polici 2: Fryji të lutem. 0.41 mlg/litër e ka testin e parë. 0.39 testin e dytë
(Shoferi dhe pasagjeri dalin nga makina dhe shoqërohen nga policët)

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale të “Korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

 (e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb