Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil, me protagonist një polic, që ka qëlluar me armë në këmbë portierin e një ekipi.

E gjitha ka ndodhur kur po luhej ndeshja e Divizionit të Dytë brazilian, mes ekipeve të Gremio Anapolis dhe Centro Oeste. Futbollistët u përleshën me njëri-tjetrin dhe policia ndërhyri për të qetësuar situatën.

Por, ajo që ndodhi ishte e tmerrshme. Një nga policët qëlloi me armë portierin e Gremios, Ramon Souza. Skuadra ka reaguar në rrjetet sociale, duke thënë se akti i policit ishte i tmerrshëm, nga dikush, që në të vërtetë duhet të mbronte lojtarin. Klubi tha se do e ndjekë rrugën e drejtësisë për plagosjen e portierit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Grêmio Anápolis (@gremioanapolis)

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb