TIRANE-Në videon që transmetoi një ditë më parë agjencia e lajmeve “BalkanWeb” dallohen dy punonjës policie që kanë kapur një qytetar dhe e mbajnë nga krahët, ndërsa një tjetër efektiv e godet me shqelma dhe grushte në trup dhe fytyrë. Në video duket qartë edhe sesi shefi i Rendit i Policisë së Kavajës, Pajtim Muhaj, nuk reagon para dhunës që kolegët e tij ushtrojnë mbi qytetarin.
Pas publikimit të këtyre videove, kreu i Policisë së Shtetit, Artan Menjëherë pas bërjes publike të videos, Didi ka urdhëruar pezullimin e efektivëve të policisë:
Inspektori Rasim Tekavelli
Inspektor Ismail Beu
Inspektor Fatmir Baltori
Shefi i Rendit, nënkomisar Pajtim Muhaj

Për rastin e Kavajës reagoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka falënderuar qytetarin që dërgoi videon në agjencinë e lajmeve “Balkanëeb”. “Faleminderit qytetarit që me videon e celularit çoi në ndëshkimin e sjelljes së patolerueshme të patrullës së policisë! Sa më shumë të tilla!”, shkruan Rama.

SAIMIR TAHIRI
“Kur publiku ndihmon me denoncime, video, foto, SMS, e bëjmë bashkë Policinë e Shtetit më të pastër nga abuzuesit dhe të korruptuarit. Punonjësit e shfaqur në filmimet e qytetarëve, do mbajnë përgjegjësi një më një për abuzimin me detyrën”, shkruan ministri Tahiri në “FB”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: