SHKODËR

Në shkodër, punonjës të policisë së shtetit kanë kërkuar nga rojet e shkollave të hapin dyert me qëllim vendosjen e materialeve zgjedhore. Policia e Shtetit i ka paraqitur shkresën për hapjen e ambjeteve, rojeve të shkollave të cilat janë nën administrimin e bashkisë nëmënyrë që të procedohet me materialet dhe qendrat e votimit të jenë gati për ditën e dielë.

Në videon e siguruar për “BalkanWeb” nga gazetari Senad Nikshiqi, roja i shkollës ‘Jordan Misja’ në Shkodër, në të cilën janë planifikuar për tu ngritur 2 KZAZ nuk ka pranuar pranuar të hapë derën pavarësisht, urdhrit duke thënë se nuk e ka mbyllur ai me zinxhirë e për pasojë nuk e ka celësin për ta hapur.

Në video efektivi i policisë shihet teksa komunikon me drejtuesit e tij në pritje të vendimit se si do të procedohet më tej. Materialet zgjedhore janë marrë sërish nga policia deri në vendim të dytë.

Ndërkohë krejt e kundërta ka ndodhur në disa shkolla të tjera, të cilat edhe pse të mbyllura me vendim të kryebashkiakes Voltana Ademi, dyert janë hapur me forcë, duke bërë të mundur futjen e materialeve zgjedhore.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb