River Plejt-Boka Juniors ishte padyshim një nga evenimentet më të mëdha të shekullit. Superklasikja që vendosi dhe fituesen e Kupës Libertadores pati shumë telashe, pasi finalja e parë u zhvillua në stadiumin “Bombonera” të Bokës, ndërsa e dyta në fushë neturale, ku pritës u bë “Santiago Bernabeu” në Madrid, pasi në rrugët e Buenos Airesit, pak para sfidës në stadiumin e Riverit, “Monumental”, u sulmua autobuzi i Bokës.

Riveri e fitoi finalen e madhe, por rivaliteti natyrisht që nuk është shuar, përkundrazi. Një tifoz i Boka Juniorsit po bën vrap në rrugët e Buenos Airesit, ndërsa përballë tij shfaqet një tifoz i Riverit, që nuk e duron dot prezencën e rivalit të tij dhe e sulmon.

Fluturojnë grushtet mes të dyve, ndërsa policia mezi arrin t’i ndajë nga njëri tjetri dy burrat, që vijojnë grushtimin dhe ndonëse janë të shtrirë përtokë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb