PRISHTINE- Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmë në Prishtinë kur një vajzë 12- vjeçare e traumatizuar siç thonë familjarët nga ndërhyrja e policisë, për të nxjerrë me forcë 130 familje nga një pallat, është hedhur nga ballkoni i katit të tretë.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/telegrafi.video/videos/1791980747724908/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

Vajza me inicialet L.K. është dërguar në QKUK dhe thuhet se është në gjendje kritike për jetën.
Sipas familjarëve, vajza që është hedhur nga ballkoni i banesës është me sindromin down dhe ishte e traumatizuar si pasojë e ndërhyrjes së policisë.


130 familje të një pallati në lagjen “Dardania” në Prishtinë janë përleshur mbrëmë me policinë pasi kjo e fundit pretendon që duhet të lironin banesat, pasi me vendim gjykate pallati i përket Ndërmarrjes së Banesave.

Objekti është ndërtuar në vitet ‘90 për refugjatët serbë nga Bosnja, ndërsa gjykata konstatoi që banorët e kanë zënë me të padrejtë që në vitin 1999.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb