Policia e Shtetit, FNSH dhe RENEA kanë blinduar ditën e sotme qytetin e Vlorës, teksa po kryen një aksion të gjerë anti-drogë, që prej orëve të para të mëngjesit.

Aksioni është shtrirë në të gjithë qytetin bregdetar, por është fokusuar më shumë në zonën e Skelës, ku siç shihet dhe nga videoja që gazetari Enrik Mehmeti sjell në “BalkanWeb”, forca të shumta policore kanë rrethuar zonën.

Mësohet se deri më tani janë kontrolluar banesa dhe automjete të shumë personave, të cilët dyshohet se merren me trafik droge. Gazetari Enrik Mehmeti tha për “BalkanWeb” se dyshohet që policia ka shoqëruar disa persona, por deri më tani nuk ka asnjë detaj rreth operacioni. Burime i thanë gazetarit Mehmeti se ditën e nesërme pritet të ketë një komunikatë nga policia lidhur me rezultatet e këtij aksioni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb