TIRANË

Prej pak orësh Policia Ushtarake ka nisur patrullimet gjatë gjithë perimetrit të jashtëm të aeroportit “Nënë Tereza”. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se katër automjete Iveko me nga 5 efektivë të PU të armatosur patrullojnë përreth aeroportit, ku secili prej tyre përshkon 1.2 km.

Po sot, Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur përmes disa fotove kritikëve që e konsideruan antikushtetues vendosjen e ushtrisë në Rinas, pas grabitjes të së martës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Forcat ushtarake në aeroportet e Parisit, Venecias, Frankfurtit dhe Amsterdamit, janë vendosur ashtu si në plot vende të tjera të Europës dhe botës demokratike, si reagim ndaj akteve cënuese për sigurinë e infrastrukturave aeroportuale dhe qytetarëve që i përdorin ato. Ndërkohë beretat e kuqe të policisë sonë ushtarake janë vendosur thjesht në ruajtje të perimetrit të jashtëm të sigurisë. Prandaj kush flet për shkelje kushtetute, gjendje lufte, juntë ushtarake e marrëzira të tjera si këto, le të gjejë ndonjë arsye tjetër për të treguar se sa shumë i dhimbsen Kushtetuta dhe standardet demokratike” – shkruan Rama, bashkëngjitur fotos nga forcat e sigurisë në aeroportet ndërkombëtare.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb