Në kampionatin brazilian jemi mësuar shpesh të shohim gola të bukur por edhe raste të çuditshme siç është ky i fundit. Në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë mes Atletico Paranaense dhe Atletico Minero portieri i vendasve ka bërë jo pak përshtypje me veprimin e tij.

Në një moment kur skuadra ndodhet në sulm ai përfiton për të kontrolluar telefonin që e mban mbas porte. Nuk dihet nëse ishte po shihte në ‘instgram’ apo po luante ‘Candy Crush’, por çfarëdo të ketë bërë ka tërhequr jo pak vëmendje.

Santos, portieri i Paranaense, e ka mbajtur telefonin në duar për gati 12 sekonda, por fatmirësisht për të nuk ka pësuar gol.

Një rast i ngjashëm ndodhi pak kohë më parë në Bundesligë, ku portieri i Duisburg pësoi një gol shumë të çuditshëm pasi u hutua duke pirë ujë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb