Sot u mbajt mosbindja civile e Partisë Demokratike, duke bllokuar akset kryesore rrugore të vendit.

Një protestues në Milot, gjatë fjalës së tij, bëri edhe një gafë jo të vogël. Ai tha “Poshtë komunizmi, rroftë Edi Rama”. Sapo tha këtë frazë, menjëherë edhe qytetarët e tjerë të pranishëm nisën të qeshin. Ndërsa, më tej protestuesi tha kritika për qeverinë.

Protestuesi në Milot: Shqipëria është bërë vend izolimi dhe internimi. Edi Rama po e çon mbrapa Shqipërinë. Poshtë komunizmi, rroftë Edi Rama. Duhen zgjedhje të lira si në Maqedoninë e Veriut.

Nuk kërkojmë ndonjë lëmoshë. Vetëm të votojmë të lirë, asgjë tjetër. Do fitojmë si në vitin 1992 vetëm të kemi zgjedhje të lira.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb