KOSOVË- Momente dramatike, policia e Kosovës hyn në lokalin ku po zhvillohej aktiviteti i dy zyrtarëve të Serbisë me serbët në Mitrovicë për të arrestuar shefin e zyrës për Kosovën Marko Gjuriç.

Me veshje të zeza, të maskuar dhe me automatikë efektivë të policisë së Kosovës kanë hyrë befas në lokalin ku po zhvillohej aktiviteti, duke bërtitur dhe duke iu kërkuar të pranishmëve të uleshin poshtë.

Gjuriç u arrestua sot pasi hyri pa leje në territorin e Kosovës, për më tepër duke zhvilluar një aktivitet kundër shtetit kosovar. Ndiqni videon.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: