GJIROKASTER– Një shofer taksie nga Durrësi është ndaluar ditën e sotme nga Policia e Gjirokastrës pasi ka rezultuar se punonte pa licencë. Por për t’i shpëtuar masës administrative, 50-vjeçari Ferdinant Hoxha, i ka ofruar ryshfet punonjësit të Policisë Rrugore.
Pa kësaj, është bërë arrestimi i tij, pasi akuzohet për korrupsion.
“Sot rreth orës 10:45 në Rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi Mashkullorë” është ndaluar nga Patrulla e Policisë Rrugore Gjirokastër për kontrollin e dokumentacionit të mjetit, shtetasi Ferdinant Hoxha, 50 vjeç, banues në Durrës, duke drejtuar mjetin e tij furgon, i ka dhënë një prerje 500 lekë punonjësit të policisë rrugore për të mos vazhduar procedurat administrative ndaj tij. (Shtetasi i mësipërm nuk ka licencë për TAXI, në momentin e ndalimit nga punonjësi i policisë, transportonte pasagjerë me mjetin e tij)”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
(el.sp/BalkanWeb)