Jetojnë prej 30 vitesh poshtë një strehe të mbuluar me eternit, një material tepër kancerogjen që shkakton tumore malinje në mushkëri. Familja Puci me 6 anëtarë, ku më I vogli pritet të lindë së shpejti e di shumë mirë të keqen që ka mbi kokë por nuk ka asnjë mundësi financiare ta ndryshojë këtë realitet të dhimbshëm.



Kryefamiljari që duhet të ishte shtylla e shtëpisë ka 5 vite që ka zënë shtratin për shkak të sëmundjes së rëndë në mushkëri dhe e çon jetën para i lidhur me aparaturën e oksigjenimit. Arifi dhe familja e tij jetojnë prej fundit të viteve 80 në ish ambientet e ndërmarrjes NSHN  10 në zonën e rruga urës në Tiranë.


Në mungesë të ambienteve të strehimit për kohën të ashtuquajturën shtëpi Arifit ia ka dhënë ish-ndërmarrja ku ka punuar prej vitesh. Dikur magazina një katëshe sot është adaptuar në shtëpi banimi që ka dy dhoma dhe një koridor funksional. Por paratë e pakta nga puna e krahut që familja mundi t’i siguronte në vitet e demokracisë u mbaruan shpejt për shkak të sëmundjes së shpeshtë të kryefamiljarit derisa mbeti invalidi i plotë.

Si për ironi të fatit familja e varfër u përmbyt së fundi nga uji I përroit që doli nga shtrati. Dallga e ujit afër gjysmë metri e regjistruar mëngjesin e datës 24 shtator hyri në thellësi të banesës duke kërcyer mbi shtratin e të sëmurit që fatmirësisht u shpëtua nga punonjësit e policisë.

Si pasojë edhe ato pak orendi shtëpiake kanë dalë jashtë përdorimit. Me pamundësinë që i lexohet në sytë e përvuajtur i zoti  i shtëpisë lutet për ndihmë që dikush të paktën ta ndihmojë të heqë eternitet e t’i zëvendësojë ato me tjegulla, që sëmundjen e tij të mos e trashëgojë fëmija apo nipi.

Shënim: Për të gjithë ata që kanë dëshirë të ndihmojnë financiarisht familjen Puci mund të telefonojnë në numrin 0684327711

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb