Sipërmarrësi Elton Ilirjani, ka darkuar mbrëmë me divën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku.

Këngëtarja nga Kavaja trishtoi ditët e fundit kombin, me pamjet si e pastrehë, larg shkëlqimit të dikurshëm në skenat më të mëdha në vend.

Ilirjani ka ndarë në Instastory pamje nga darka me Simakun ndërsa ka siguruar se ajo është mirë dhe do të rikthehet të këndojë për publikun e saj që e do aq shumë.

Në një nga videot, modeli i famshëm shqiptar shihet duke u përkulur para këngëtares, duke shkruar se mund të përkulet vetëm para idhullit të mamasë së tij, Hankos.
Ai ka zbuluar se prej kohës e kërkonte Simakun, por arriti ta gjejë vetëm pas viralitetit të videos së saj në rrjetet sociale.
Në një videot, dëgjohet diva e muzikës teksa këndon pak nga ‘Globi, dhuratë për ditëlindje’ dhe këngë të tjera shqiptare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb