Ishte ndeshja më e rëndësishme e javës së 34-rt në Premier League. Sfida Liverpool-Chelsea nuk i zhgënjeu pritshmëritë duke dhuruar një shfaqe të bukur të futbollit, në intensitet dhe spektakël. Por festa në fund ishte e skuadrës së drejtuar nga Jurgen Klopp, që fitoi 2-0 për të marrë sërish vendin e parë në renditje. Të zotët e shtëpisë dominuan ndeshjen e luajtur në “Anfield Road”, por për të shbllokuar rezultatin duhet të prisnin pjesën e dytë. Në minutën e 51-të, Mane mori harkimin e Salah dhe me kokë në shtyllën e dytë ndali topin në rrjetë.

0011e9c3 1600
0011e9c3 1600

Vetëm dy minuta më pas, Mohamed Salah dyfishoi shifrat. I sulmuar nga tifozët e Chelsea përpara sfidës, sulmuesi egjiptian mori revanshin me një gol spektakolar. Nuk sollën asgjë minutat e mbetura. Chelsea dështoi të evitonte humbjen, ndërsa Liverpool u mjaftua me dy golat për të marrë tri pikë të rëndësishme, që i lejojnë të kalojë sërish në krye të renditjes rivalët direktë të Manchester City.

Untitled Angli
Untitled Angli

Skuadra e Pep Guardiolës kishte fituar më parë sfidën e saj 3-1 në transfertën kundër Crystal Palace. Sterling vendosi firmën e tij në dy golat e parë të “Qytetarëve”.

A28c1d97 A93a 4c52 805b 8bbe7b84139a
A28c1d97 A93a 4c52 805b 8bbe7b84139a

Vetëm për statistika vlen rrjeta e Milvojevic, që ngushtoi përkohësisht distancën, pasi në limitet e kohës së rregullt Gabriel Jesus shënoi golin e tretë që vulosi fitoren e Manchester City, tashmë në vendin e dytë me dy pikë më pak, por edhe me një ndeshje më shumë për të luajtur.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb