Në futboll duhet eksperincë dhe shumë fat në kompeticione si Champions League. Prestige shkruan një kapitull të ri në turneun më të rëndësishëm në minifutboll. Për herë të parë në histori, dhe pse kjo është hera e dytë që Prestige merr pjesë në Champions, kampionët e futbollit shqiptar arritën deri në fazën gjysmëfinale. Përballë 24 kampionëve nga vende të ndryshe të europës, Prestige rënditet në vendin e 4-ët në këtë turne, duke humbur në finalen e vogël me rezulatin 3-2 kundër KCM 2000 Group Plovdiv.

Gol 2-0 on Vidnews.

Minutat e fundit shndërrohen sërish në makth teksa kuqezinjtë shpërdoruan një avantazh të dyfishtë. Shima, një nga protagonistët absolut të këtij ekipi realizoj një dopjetë.

Ekipi bullgar arriti të barazoj shifrat dhe të përmbys rezultatib. Për të mbyllur një ndeshje të pafat, Prestige shpërdoroi dhe një 11-metërsh në sekondat e fundit duke humbur mundësinë për të dalë me medalje nga Champions League.

Gol 2-0 on Vidnews.

Prestig vuajti shumë mbi të gjitha mungesën e kapitentin dhe liderin e ekipit Fatmir Hysenbelliu, dëmtimi në gju nuk e lejoj sulmuesin të ishte në formë në këtë aventurë. Prestig kishte qëllim finalen në këtë sezon të Champions League por vendi i 4-ët është një arritje e jashtëzakonshme. Një projekt i nisur dy vite më parë nga presidenti Hysenbelliu, një projekt i cili do të vazhdoj për të dominuar minifutbollin në vend dhe të përfaqësoj denjësisht Shqipërinë në arenën europiane.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb