Një prezantim special, stërvitja e parë me Tottenham Hotspur dhe sigurisht fjalët e parë si trajneri i ri i “gjelave” londinez. Jose Mourinho nuk e fsheh gëzimin për këtë rikthim në Premier League, Tottenham përfaqëson projektin që ai priste:

“Çfarë mund të premtoj? Pasion, pasion të vërtetë për punën time por edhe për klubin. Ekipi më pëlqen më të vërtetë shumë, sigurisht që nuk do flas me emra të përveçëm. Në Premier jemi në një situatë që nuk na shkon përshtat. Duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshje, të fitojmë, të fitojmë dhe vetëm të fitojmë. Në fund do të bëjmë llogaritë, por jam i bindur se klasifikimi do të jetë ndryshe”, u shpreh Mourinho i cili zhvilloi dhe seancën e parë stërvitje.

Për më shumë se dy vite, Tottenham Hotspur qëndroi pasiv në tregun e transferimeve duke mos shpenzuar shumë por gjithsesi Pochettino e dërgoi ekipin deri në finalen e Champions League. “Gjelat” priten të rikthehen protagonist në merkato duke nisur me një rikthim të bujshëm. Sipas mediave britanike, Gareth Bale pritet të jetë blerja e parë e Jose Mourinhos, një lojtar që Mou e njeh shumë mirë ndërsa rikthimi i tij në Londër do të ishte i mirëpritur nga të gjithë, edhe nga vetë Bale i cili po kalon orët e fundit në Madrid.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb