Vëmendja është e spostuar në Champions, ku këtë mbrëmje mësohen dy skuadrat çerekfinaliste. Në Birmingham ka ndodhur diçka që nuk mund të konsiderohet normale, të paktën në nivel siç është Champions League.
Para fillimit të ndeshjes Aston Villa-PSG, u vendos kënga e Europa League, çka shkaktoi habi tek të gjithë të pranishmit. Pasi është kuptuar gabimi, janë bërë përpjekje për rregullimin, por tepër vonë, pasi tashmë nuk kishte më kthim mbrapa.
(J.S/BalkanWeb)