Federata Shqiptare e Futbollit vazhdon të këmbëngulë që stadiumi i ri “Arena Kombëtare” do të jetë gati në muajin qershor të këtij viti. Për të forcuar këtë bindje ka mneduar vetë presidenti Armand Duka, pas inspektimit të fundit të punimeve në impiant, bashkë me kryeministrin Edi Rama.

“I kemi kërkuar vazhdimisht nënktraktorëve përmbushjen e afat në muajin qershor të këtij viti”, ka bërë të ditur Duka. “Arena Kombëtare” parashikohet të presë ndeshjen e parë më 11 qershor, kur është në program edhe miqësorja kundër Gjeorgjisë. Pjesa më e madhe e punimeve në konstrukisonin e stadiumit ka përfunduar, ndërsa ai do të ketë një kapacitet prej 22 mijë vendesh.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb