E ndërsa përfaqësues të opozitës së bashkuar protestonin në afërsi të vendit ku pritet që Kryeministri Edi Rama të mbajë mitingun përmbyllës të fushatës, përfaqësues të partisë Socialiste kanë dalë ta presin shefin e qeverisë në hyrje të qytetit të Fierit.

Në videon e postuar nga kryebashkiaku Armando Subashi, duket karvani i gjatë i makinave që kane dalë përgjatë autostradës, aty ku për pak pritet të kalojë edhe kreu i qeverisë.

Ndërkohë në sheshin kryesor të Fierit janë mbledhur mbështetësit e Partisë Socialiste për mitingun përmbyllës që do të pasojë me një koncert nga këngëtarë të njohur. Rama mbyll në Fier fushatën e kreut aktual të bashkisë Armando Subashi, i cili garon për një mandat të dytë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: