Përplasja me tifozët, kontestimet e vazhdueshme, kanë detyruar drejtuesit e Arsenal të marrin një vendim zyrtar për “çështjen Xhaka”. Graniti nuk do të jetë më kapiten i ekipit, për të bërë publik këtë vendim ka qenë vetë trajneri Unai Emery: “Kam pasur një takim me Xhakën dhe i kam komunikuar se nuk është më kapitni i Arsenal. Pranoi vendimin tim. Më duhet të merrja një vendim, tani e kam bërë”, theksoi tekniku spanjoll.

Xhaka u kontestua dhe u ofendua nga tifozët gjatë ndeshjes kundër Crystal Palace, gjestet e mesfushorit ishin demonstrative duke acaruar dhe më shumë situatën. Pavarësisht se Xhaka kërkoi ndjesë pas këtij incidenti, kjo nuk ka mjaftuar, drejtuesit e klubit i hoqën shiritin e kapitenit ndërsa sipas mediave angleze, në janarit, Xhaka pritet të largohet nga Arsenal.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: