Redon Xhixha ka shënuar për Karabag. Sulmuesi shqiptar tundi rrjetën e Shamakit në kampionatin e Azerbajxhanit.

Xhixha u aktivizua në minutën e 61-të, kur rezultati ishte 1 me 0 në favor të Karabag. Pesë minuta më vonë ishte pikërisht ai, që dyfishoi shifrat.

Skuadra e tij shënoi sërish para fundit të takimit, për të fituar 3-0 takimin e vlefshëm për javën e 11-të. Aktualisht është Karabag që kryeson renditjen e përgjithshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb