TIRANË

Banorët e zonës së “Astirit” vijojnë rezistencën për të mbrojtur shtëpitë e tyre.  Gjatë mbrëmjes së kaluar Partia Demokratike tha se Policia me urdhër të Ramës dhe ministrit të Brendshëm ka arrestuar dhe ka ushtruar presion ndaj qytetarëve.

Teksa banorët kanë lajmëruar sërish protestë në orën 18:30, Policia e Shtetit nga ana tjetër  ka shtuar forcat në terren. Kjo  faktohet edhe nga pamjet e mëposhtme, ku shihen forca të shumta policie që ndodhen në terren.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: