Kryetari i PD, Sali Berisha është bashkuar me të rinjtë pranë selisë së PD.
Berisha është nisur nga shtëpia e tij kur kishin kaluar mbi 20 minuta nga orari zyrtar i nisjes së protestës, e njoftuar për në orën 19.00.
Lideri i opozitës marshoi në këmbë bashkë me protestuesit drejt Kryeministrisë duke u bashkuar me pjesën tjetër të të rinjve.
(BalkanWeb)