ELBASAN- Qytetarë nga juglindja e vendit dhe Elbasani bllokuan sot rrugën në Bradashesh në shenjë proteste kundër qeverisë dhe rritjes së taksave.

Por ndërsa në një moment është afruar një ambulancë, deputeti i PD-së Klevis Balliu ka udhëzuar turmën për t’i hapur rrugën.

Deri sa ambulanca ka kaluar, Balliu iu ka kërkuar qytetarëve të lirojnë rrugën, duke thënë se protesta qytetare është kundër qeverisë jo kundër shoqërisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb