KAVAJE

Protestuesit në Kavajë kanë bllokuar njërin prej krahëve të autostradës Kavajë-Rrogozhinë.


Siç shihet edhe nga pamjet në fjalë, disa mjete mbetën të bllokuara për disa minuta, ndërsa aty protestuan qytetarë të Kavajës, pjesë e biznesit të vogël dhe të mesëm, kundër çmimit të karburantit dhe jo vetëm. Pasi parashtruan disa prej kërkesave të tyre dhe i bënë thirrje qeverisë, protestuesit më pas liruan rrugën, ndërsa nisi dhe qarkullimi i mjeteve.

Në një lidhje telefonike për ‘News24’ gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton se protesta është iniciuar nga anëtarë të Partisë Demokratike. Kujtojmë se paralelisht me Kavajën, protesta u mbajt edhe në Shkodër dhe në Lezhë.

(ed.me/BalkanWeb)