SHKODËR

Mbështetësit e Partisë Demokratike kanë zhvilluar një marsh-protestë kundër Valdrin Pjetrit,ndërsa u shprehën se nuk do pranojnë zyrtarë të korruptuar në krye të bashkisë. Ata fillimisht janë tubuar tek prefektura e qytetit dhe më pas kanë nisur marshimi drejt rrugëve kryesore, ku nuk munguan as parullat me mbishkrime të ndryshme.

Gazetari i “Balkanweb”, Senad Nikshiqi raporton nga Shkodra për këtë protestë ku dhe tregon se drejtuesit e kësaj partie kanë menduar që protestën ta zhvillojnë pa mbajtur fjalime.

Siç duket edhe në videon e mëposhtme, protestuesit e Shkodrës mbajnë parulla me mbishkrime të ndryshme, ndërsa nuk kursejnë thirrjet  “Rama Ik”.

Kujtojmë se PD-ja publikoi një ditë më parë dokumente të autoriteteve italiane, të cilat sipas saj, faktojnë se Valdrin Pjetri rezulton i dënuar për trafik droge.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb