Mijëra njerëz mblidhen jashtë bashkisë – Kryebashkiaku mbetet në paraburgim

Pavarësisht ndalimeve dhe brutalitetit të policisë në qendër të Stambollit, mijëra qytetarë dolën në rrugë mbrëmjen e kësaj të mërkure për të protestuar në favor të kryebashkiakut Ekrem Imamoglu.

Ai u arrestua mëngjesin e sotëm së bashku me mbi 100 persona.

Mijëra njerëz janë mbledhur jashtë bashkisë në pritje për të dëgjuar fjalimin e kreut të CHP Özgür Özel.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: