MAT

Kur kanë mbetur edhe pak orë nga protesta e opozitës së bashkuar, qytetarë dhe simpatizantë të frontit opozitar janë nisur nga rrethet në drejtim të kryeqytetit.

Në rrethin e Matit simpatizantë të PD-së dhe LSI-së janë mbledhur fillimisht në qendër të qytetit për të vijuar më pas udhëtimin drejt Tiranës me autobusë dhe me mjete private. Sipas drejtuesve të PD-së në  Mat, janë 1500 persona të cilët kanë shprehur pjesëmarrjen në protestë.

Ndërkohë policia ka ngritur pika kontrolli që prej ditës së djeshme në dalje të qytetit të Burrelit dhe në Skuraj.  Gazetari Enver Doçi citon për “BalkanWeb” se referur PD-se lokale, nga Dibra janë nisur 2000 protestues, ndërsa nga Bulqiza i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së opozitës mbi 900 qytetarë.

Kjo është protesta e tretë e thirrur në nivel kombëtar nga opozita e bashkuar, ndërsa pas djegies së mandateve, beteja e saj është zhvendosur në rrugë duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe çuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: