Gurali Hysa me origjinë nga Gramshi ka qenë dje pjesë e protestës së Partisë Demokratike në Durrës, aty ku edhe banon. Irritimi i tij me qeverinë, ashtu edhe siç shprehet për gazetaren Klodjana Haxhiaj është i madh.

Guraliu thotë se është i pakënaqur me pensionin dhe me shëndetësinë, ndërsa për kryeministrin Rama ka një apel, ku i kërkon largimin një orë e më parë.

“Janë 600 e 50 mijë pensionistë në shkallë vendi. Ky i ka ngritur 3 kafe në muaj një pensionisti, asgjë më shumë, veç 2 mijë lekë të vjetra”,- shprehet i moshuari.

Pse po proteston sot?
Kam ardhur për të na rritur rrogën, pensionin, të ulë çmimin e naftës njëherë. Këtu është shteti më injorant. Ilaçet pastaj vijnë nga jashtë të skaduara. Bereqaves kemi njerëz jashtë e na i bien se të jetë për këta…

Çfarë do t’i thuash ti sot kryeministrit Rama?
Të ikë një orë e më parë se na ka mërzitur! Ik kur se bën dot o burrë! Ne s’ja kemi shitur Shqipërinë Edi Ramës, Shqipërinë e kemi tonën, ai thotë më kanë zgjedhur mua në karrige. Në karrige hipën, po populli të vë e populli të heq. S’kërkoj gjë tjetër prej tij.

Nga je?
Unë nga Gramshi jam. Gurali Hysa quhem

Gjithë jetën çfarë punove?
Gjithë jetën kemi qenë skllevër, kemi punuar në pyje, e merr shteti. Pse punojmë kot ne, vjedhin këta këtu

Çfarë t’i them kryeministrit?
Të largohesh për 1 minutë t’i thuash!

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: