Protesta para Ministrisë së Arsimit vijon prej disa orësh, ndërsa tensionet mes protestuesve dhe policisë janë përshkallëzuar.
Në një moment, një protestues ka shtyrë një kosh mbeturinash në drejtim të autobotit që hidhte ujë me presion drejt turmës.
Policia është kundërpërgjigjur me ujë me presion, duke bërë që i riu të rrëshqasë dhe të rrëzohet në tokë.
