Ka nisur protesta përpara Bashkisë së Tiranës. Mbështetësit e opozitës kanë bllokuar rrugën duke shkaktuar kaos me trafikun. Ata janë përplasur edhe me drejtuesit e automjeteve
Nga ana e tyre, protestuesit pretendojnë se policia nuk ka marrë masa për devijimin e trafikut edhe pse ishte njoftuar për protestën e kësaj të premte.
Protesta e opozitës përpara Bashkisë së kryeqytetit bëhet për shkak të dosjes 5D.
(BalkanWeb)