TIRANE– Protestuesit në çadrën e vendosur pranë Kryeminsitrisë prej 3 muajsh, e kanë cilësuar si provokim takimin e kryesocialistit Rama me të rinjtë e PS. Fill pas përfundimit të takimit të PS-së, aty ku ishte planifikuar të bëhej çelja e fushatës elektorale të kësaj force politike, protestuesit kanë hedhur kapsolla drejt godinës së Kryeministrisë.

Sakaq ata kanë bërë thirrje kundër kryeministrit, duke kërkuar largimin e tij.

Edhe kreu i Qeverisë u ka kaluar shumë afër protestuesve, pasi është kthyer në këmbë në Kryeministri nga vendi ku mbajti takimin me të rinjtë socialistë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: