LEZHË

Në orën 10:00 kryeministri Edi Rama ka kaluar Lezhën për të shkuar në Vaun e Dejës dhe më pas në Pukë. Por ndryshe nga herët e tjera shefi i qeverisë është detyruar të përshkojë një tjetër aks për të dalë në rrugën Lezhë-Shkodër. Kjo, pasi qytetarë të shumtë, mes tyre edhe punonjës të bashkisë në Shkodër,  kishin bllokuar rrugën në shenjë proteste kundër qeverisë.

Ndërsa protesta është zhvilluar në hyrje të rrugës për Shëngjin, kryeministri është detyruar të hyjë në rrugën e Ishull Lezhë për të kaluar mes përmes qytetit të Lezhës për të shmangur përplasjen me protestuesit dhe më pas duke dalë në rrugën kryesore Lezhë-Shkodër. Gazetari i “BalkanWeb” Elidon Ndreka ka siguruar video ku duket eskorta e kryeministrit teksa përshkon këtë itinerar.

Kryeministri Rama do jetë sot në Pukë në kuadër të turit “Bashkia që duam”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb