Fjala pedofili ngjall frikë në mendjen e prindërve sa here që ajo përmendet. Këta të rritur të cilët sillen në mënyrë të papërshtatshme seksuale ndaj fëmijëve jo vetëm që thyejnë ligjin por shkaktojnë shumë vuatje për viktimat dhe familjet e tyre por edhe për shoqërinë në tërësi.
Në ditët e sotme kjo çështje diskutohet shumë hapur. Në shumicën e rasteve fëmijët nuk janë në gjëndje të mbrojnë veten. Pra prindërit duhet që të mbrojnë dhe edukojnë fëmijët e tyre mbi rreziqet. Është e nevojshme një qasje e balancuar për prindërit në mënyrë që të lejojnë fëmijët të kenë marrdhënie me njerëz të ndryshëm.
Klaudio Pulaha, punonjës social në një lidhje skype tha më shumë për situatën.
“116111 është në dispozicion të fëmijëve dhe familjarëve të cilët në 7 ditë të javës në 24 orë të ditës mund të telefojnë dhe të gjejmë një zgjidhje të përbashkët për të gjitha rastet, do të jetë i sigurt dhe do garantohet respektimi i tyre.
Së fundi telegrami po bëhet platforma më shqetësuese dhe frika jonë si profesionist është se ky aplikacion do të jetë më shqetësues në të ardhmen pasi atje nuk përgjohen mesazhet dhe nga raportimet shohim bazuar dhe te një rast i fundit një vajzë e re po dëmton veten ndikuar nga Telegrami”- tha Pulaha në News24.