SHKODER

Pak para nisjes së takimit elektoral të PS në Shkodër, për të cilin Bashkia e këtij qyteti nuk ka dhënë leje, pasi zbaton dekretin e presidentit Ilir Meta, forca të shumta policie kanë zbarkuar në sheshin qëndror.
Në videon e siguruar nga “BalkanWeb”, Shkodra të krijon idenë e një qyteti në shtetit rrethim.

Policia në rresht njëri pas tjetrit e me skafandra mbrojtëse vendosen në sheshin ku PS ka njoftuar se do të mbajë tubimin e radhës elektoral.

Gjithashtu në video duket se policët janë pajisur ‘deri në dhëmbë’ ndërsa shquhen maskat kundragaz, apo aparate kundër zjarri, por nuk mungojnë edhe ata me aparat fotografik për të fiksuar momentet në rastet e mundshme të tensionimit të situatës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb