Në Ligue 1, tani për tani, është Lioni përpara të gjithëve dhe me pikë të plota. Skuadra e Silvinjos në javën e dytë kundër Onzhë ka fituar thellesëisht në shtëpi me një ortek golash, duke triumfuar 6-0 për të shënuar fitoren e dytë radhazi pas asaj ndaj Monakos në javën e parë.

Ndeshja ka vetëm një kah dhe që në fillim të pjesës së parë, kur Oar shënon i pari në minutën e 11-të, ndërsa Musa Dembele në të 36-ën dhe Depaj në të 42-ën mbyllën 3-0 këtë fraksion loje. Në fraksionin e dytë shënon sërish holandezi në të 48-ën, sulmuesi në të 66-ën dhe Lukasi në të 72-ën, duke i dhënë kështu një sinjal të fortë Paris Sën Zhërmenit me këtë triumf tenistik.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: