Mbyllja e merkatos nuk i dha fund çështjes Neymar, përkundrazi, ajo vazhdon të jetë një teme e nxehtë e cila vijon të diskutohet në Paris. Reagimi i tifozëve nuk i bën aspak mirë as lojtarit e as drejtuesve të klubit të cilët duket të gjejnë një zgjidhje për të mos e ndërlikuar edhe më një shumë një raport jo pak të tensionuar.

Super goli i shënuar nga braziliani i dhuroj 3-pikët PSG kundër Strasborg, një gol i cili konfirmoi se Neymar është një lojtar me shumë klas dhe për më tepër profesionit. Në lidhje me këtë temë ka folur dhe drejtori sportiv i klubit, Leonardo:

Celebrites : Psg Vs Rc Strasbourg Conforama Ligue1 14/09/2019
Celebrites : Psg Vs Rc Strasbourg Conforama Ligue1 14/09/2019

“Çështja ishte e qartë për të gjithë. Të gjithë e njihnin situatën, e dinin se çfarë po ndodhte. Neymar ka bërë disa gabime, situata mbetet e ndërlikuar pasi bëhet fjalë për një lojtar të kalibrit Neymar. Tani është pjesë e PSG dhe mendon vetëm për PSG. Nuk mund të themi se gjithçka është zgjidhur duke parë atë që ndodhi në ndeshjen e fundit por Neymar zhvilloi një ndeshje të mirë dhe u tregua profesionit”, shpjegoi Leonardo.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: