PSG edhe matematikisht është kampion i Ligue 1 të Francës. Skuadra e drejtuar nga Emery mposhti rivalin direkt, Monacon me rezultat të thellë 7-1. Golat për parisienët i shënuan nga dy Le Celso dhe Di Maria, një Cavani,  një autogol i Falcaos dhe një nga Draxler.

Ndërsa për skuadrën nga principata e Monacos shënoi Rony Lopez në minutën e 38-të. PSG tashmë ka grumbulluar 87 pikë, 17 më shumë se Monaco që është në vendin e dytë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: