Recete nga znj Eneida
Përbërësit
170 ml qumësht
3 vezë
70 gr miell
Pak kripë
Pak djathë kaçkavall të grirë
1 lugë kopër
Vaj luledielli
Përgatitja
Rrahim qumështin me vezët dhe shtojmë miellin dhe kripën. I rrahim bashkë mirë.
Një formë për cupcakes e kemi lyer mirë me një lugë të vogël vaj luledielli secilën dhe e kemi vendosur në furrë me 250 gradë deri sa vaji të digjet. E nxjerrim dhe shtojmë brumin me kaçkavallin lart dhe e fusim prapë me 200 gradë. E lëmë 30 minuta deri sa tl fryhen dhe piqen.
(BalkanWeb)