Një automjet është shkrumbuar nga flakët gjatë natës në qytetin e Pukës. Automjeti tip “Benz” në pronësi të shtetasit Artur Kuçit, ka qenë i parkuar para banesës së këtij të fundit në momentin kur ka zjarr.

Në banesën e pronarit të mjetit ndodhej vetëm nëna e tij në momentin që është djegur “Benz”. Paraprakisht dyshohet për një zjarrvënie të qëllimshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: