Nga Zonja Katerina
Përbërësit
4 racione pule, 5-6 patate, 1-2 qepë, 3-4 domate, 2-3 thelpinj hudhër, 3-4 lgj vaj ulliri, Kripë, piper, Erëza sipas dëshirës.
Përgatitja
Vendosim në një tavë racionet e mishit të pulës dhe patatet. Shtojmë në anë të tavës pak ujë, i spërkasim patatet dhe racionet e pulës me kripë dhe piper dhe e vendosim tavën në furrë.
Në një tigan kaurdisim qepën dhe hudhrat e shtypura. Sapo qepa të marrë një shkëlqim shtojmë domatet dhe vazhdojmë kaurdisjen për 2-3 minuta. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe erëza sipas dëshirës.
Largojmë tavën nga furra dhe shtojmë në të qepët e kaurdisura me domatet. E rivendosim tavën në furrë duke shtuar dhe 1 gotë ujë të nxehtë dhe e lemë të piqet për 40 minuta.