Federata Shqiptare e Futbollit nëpërmjet një video të postuar në kanalin e saj në “Youtube” ka treguar ecurinë e punimeve të stadiumit të ri “Arena Kombëtare” që po ndërtohet në vendin e ish “Qemal Stafës”.

Kohë më parë ishte mësuar se pati përfunduar ndërtimi i kullës në ana të stadiumit, ndërsa nga pamjet e publikuara sot tregojnë se punimet janë në një fazë të avancuara në 3 anë të tribunave. E vetmja pjesë ku ka mbetur mbrapa, është tribuna qendrore, pasi shërben për t’u futur mjetet e punës.

“Arena Kombëtare” ka si afat të mbarimit të punimeve muajin qershor, pasi në kontratën me kompaninë fituesi ishte e parashikuar 2 vite nga fillimi i punimeve për prishjes e “Qemal Stafës”. Gjithsesi ato do të shtyhen edhe për pak muaj pasi punimet janë ngadalësuar për disa momente si shkak i situatave të paparashikuara.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb