Punimet në lulishten “Shën Maria” në qytetin e Korçës kanë nxjerrë në sipërfaqe disa eshtra njerëzore.

“BalkanWeb” ka mundur të sigurojë edhe një video, ndërsa paraprakisht dyshohet se eshtrat i përkasin varreve të vjetra ortodokse.

Janë qytetarët ata që thonë se këto eshtra janë të varreve të vjetra ortodokse, pasi një pjesë e tyre janë zhvendosur në vitet ‘59-60 tek varrezat e qytetit dhe një pjesë vazhdon të mbetet ende në ketë territor.

Banorët thonë se territori duhet të pastrohet pasi është jashtë çdo kulture njerëzore mosrespektimi i tyre.

Në çdo periudhë që janë bërë punime, qytetarët thonë se janë gjetur eshtra të tilla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: