Na ndajnë vetëm 100 ditë nga ndeshja e parë e Botërorit e cila do të luhet me 14 qershor. Për të na sjellë në kujtesë këtë numër FIFA ka publikuar një video interesant ku shfaqen ish-futbollistë të cilët kryejnë 100 prekje të topit.

Skuadra e Wayne Rooney, Diego Maradona dhe Carlos Valderrama shënoi 90 prekjet e para, ndërsa i mbeti presidentit rus, Vladimir Putin, për të shtuar 10 prekjet përfundimtare me pak ndihmë nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino. Disa aftësi mbresëlënëse në këtë shfaqje, jo pak edhe nga Putini.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb