Virozat që qarkullojnë ne vend këtë dimër po shoqërohen shpesh edhe me të ashtuquajturin gripi i syrit. Sipas mjekëve okulistë shifrat e personave të prekur nga gripi i syrit janë në rritje, por nuk jemi në nivelin e një epidemie si ajo e 2019. Mjeku okulist Rubin Topi tregon simptomat e këtij virusi që po prek të gjitha grupmoshat, edhe fëmijët, tek të cilët, sipas tij, në formë më të lehtë.

Gripi i syrit, sipas mjekut okulist është lehtësisht i transmetueshëm, si nga prekja e syve me duar, ashtu edhe nga peshqirët që përdorim për fytyrën.

Mjeku okulist Rubin Topi këshillon qytetarët që në momentin që kanë shqetësime në sy dhe një situatë e tillë vazhdon për disa ditë, të konsultohen menjëherë më specialistin, pasi sipas tij është një virus i rrezikshëm që nëse nuk trajtohet ul nivelin e shikimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb