Futbollistët e kombëtares kuqezi duket se i trembeshin fazës së Play Off-it.

Në një video që ka postuar në rrjetin social, trajneri Giani De Biasi, një zë i regjistruar në autobusin me të cilin kombëtarja po kthehej nga Rinasi në Tiranë, shprehet; “Në play Off do na hajshin dhëmbët ne, po shyqyr shpëtuam”.

Pamjet janë filmuar nga de Biasi gjatë gjithë kohës, që duket se trajneri ka qenë tej mase i fiksuar pas filmimeve dhe e ka shijuar kështu fitoren e Shqipërisë për në ‘Francë 2016’.
Nuk dihet se për cilët ishte shprehja e ngrënies me dhëmbë, nëse futbollisti e adresonte atë për tifozët që i përshëndesnin në rrugë, apo për ekipet që i prisnin në Play Off.

(da.bo/BalkanWeb))

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb