Drama ka mbërthyer përfaqësuesen dhe tifozët e Kilit të cilët të martën u shtangën kur ndeshjet e fundit në grupin eliminator të Amerikës së Jugut dhanë verdiktin që kombëtarja e tyre duhet ta ndjekë Botërorin “Rusi 2018” nga ekrani i vogël. Kilenët, të mundur nga Brazili kanë mbetur në shtëpi duke mos siguruar dot biletën për në Rusi.

Duke marrë shkas nga situata e krijuar, rivalët e Perusë të cilët u zunë vendin për në Botëror, kanë përgatitur një video e cila është bërë shumë virale. Në të shfaqen futbollistët e përfaqësueses së Kilit të cilët krahasohen me pasagjerët e Titanic.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb